K Juridik

Prof.asoc.dr. Islam Qerimi zgjedhet dekan i Fakultetit Juridik

Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur më 25.11.2022, në mënyrë unanime ka zgjedhur prof.asoc.dr. Islam Qerimin dekan të kësaj njësie akademike.  Sipas procedurave të rregullta, ky propozim i Këshillit të Fakultetit Juridik, i dërgohet për miratim Senatit të UIBM.

Zgjedhja e dekanit pason zgjedhjen e anëtarëve dhe mbledhjen konstituive të Këshillit të Fakultetit Juridik. Ndërsa zgjedhjet për Këshill të Fakultetit Juridik janë mbajtur më 18.11.2022, me vendim të Këshillit Drejtues të UIBM.