Qatek

Takimi i radhës i koordinatorëve të projektit QATEK

Koordinatorët e universiteteve vendore, partnere në projektin ERASMUS+ QATEK – Quality Oriented Teacher Education in Kosovo, u takuan  për të diskutuar për  hapat e ardhshëm të implementimit të projektit dhe ngritjes së cilësisë në universitete, respektivisht Fakultete të Edukimit.

Planifikimet e aktiviteteve të radhës përfshijnë punëtori me tema specifike me interest ë përbashkët, të cilat do të organizohen në secilin prej universiteteve partnere në tre muajt e ardhshëm. Në Mars Fakulteti i Edukimit në UMIB fillon me tryezën  për praktikën pedagogjike dhe cështjet e lidhura me të – diskutim praktikash dhe mundësi përmirësimi. Pastaj në muajin Prill në UKZ për hartimin e syllabuseve – harmonizim dhe  ngitje e cilësisë në hartim dh eimplementin të tyre dhe në muajin Maj, Fakulteti I Edukimit  në UFAGj për ngritjen e cilësisë në universitetet tona.