Fimk

Fushatë informuese për të studiuar në FIMK

Në kuadër të fushatës informuese për programet e studimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), një grup mësimdhënësish nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Mësimdhënësit: Fatmir Azemi, Fitim Zeqiri dhe Safet Abdullahu, kanë i kanë informuar nxënësit e kësaj shkolle për programet atraktive që ofrohen në FIMK dhe për kushtet e punës në UIBM.

Gjithashtu ata janë përgjigjur në pyetjet e nxënësve për perspektiven që ofrojnë programet e studimit në FIMK si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me jetën studentore, kampusin universitar etj.