Drejtuesit e Fakultetit Juridik nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan vizituan UIBM
Në Fakulteti Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë u prit dekanja e Fakuletit Juridik, prof. Fatmire Krasniqi dhe prof. Kosovare Sopi nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, së bashku me këshillin e studentëve të këtij Fakulteti. Në këtë rast, për një fjalë rasti të pranishmëve në Amfiteatrin e Fakuletit, ju drejtuan Ombudsmani i UIBM, ass. Xhemajl Veliqi, dekanja Fatmire Krasniqi dhe përfaqesuesit e dy këshilleve studentore të fakultetve juridike.
Në këtë takim është diskutuar dhe vlerësuar lart bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe fakuleteve si dhe njëherit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në të mirë të studentëve. Kjo vizitë është organizuar falë bashkëpunimit ndërmjet këshillave studentore të të dy fakulteteve juridike.
Pas njoftimit të mysafirëve me hapësirat e kampusit universitar të UIBM, të njëjtit patën rastin të vizitojnë dhe Kullën e Isa Boletinit. drejtuesit e Fakulteti Juridik, kanë falënderuar dekanen për dhurimin e një numri të librave të saj, me titull “Hyrje në të Drejtën Penale”.