Më 29 prill dhe më 1 maj nuk punohet

Njoftohen studentët, mësimdhënësit dhe administrata e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” se për nder të Pashkëve Ortodokse, të hënën (29 prill 2019) do të jetë ditë pushimi. Gjithashtu ditë pushimi do të jetë edhe të mërkurën (1 maj 2019), për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Majit.