Kendi I Studenteve

Kënd rekreacioni për studentë

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë tash e tutje do ta kenë një kënd jashtëzakonisht atraktiv për rekreacion. Kjo është bërë  e mundur me një grand të fituar nga IOM nga studentët e Fakultetit Juridik, Rigon Qarkaj, Egzon Musa dhe Riad Qarkaj.

Këndi për rekreacion, gjendet në përdhesen e objektit ku janë të vendosura fakultetet. Projekti u implementua në koordinim me Parlamentin Studentor.