20191202 114945

U mbajt “Gara e diturisë” dhe “Gara për esenë më të mirë”

Organizuar nga Parlamenti Studentor të hënën u mbajt  “Gara e diturisë” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ku morën pjesë gjithsej 10 grupe me nga 3 studentë. Për vendin e parë janë ndarë 300 euro, të dytin 200 dhe të tretin 100 euro.

Përveç stafit akademik që vlerësuan garuesit, të pranishëm ishin edhe studentë dhe përfaqësues të rektoratit, që përcollën garën nga afër. Kjo ka bërë që gara të jetë transparente dhe të rrjedh pa asnjë problem.

Fillimisht të pranishmëve ju drejtua kryetari i Parlamentit Studentor, Ensar Suma, i cili tha se ky është një aktivitet që ka ngjallur interesim dhe që dinamizon jetën studentore në UMIB. Ndërsa, këshilltari i rektorit, Alban Fazliu, tha se menaxhmenti do t’i mbështes studentët vazhdimisht për aktivitetet e tyre që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në UMIB.

Ndryshe vendin e parë në  ”Garën e diturisë” e mori grupi i studentëve i përbërë nga : Donika Pllana, Ylltare Ferati dhe Kaltrina Kalludra. Vendin e dytë e zunë studentët: Festim Gërguri, Enis Lahu dhe Elona Idrizi, ndërsa vendin e tretë grupi i studentëve i përbërë nga: Eldina Latifi, Blerina Kodraliu dhe Gonxhe Kajtazi.

Ndërsa në “Garën për esenë më të mirë”, që u mbajt javën e kaluar, vendin e parë e mori Ilaz Hajra, të dytin Sara Beqiri dhe të tretin Kaltrinë Uka.

20191202 114715