Acknowledgments To Students Who Have Received A University Scholarship

Mirënjohje për studentët që kanë përfituar bursën universitare

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka ndarë të martën mirënjohje për 71 studentë që kanë përfituar bursën universitare për vitin akademik 2019/2020.  Në ceremoni përveç rektorit dhe prorektorëve, ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Parlamentit Studentor.

Rektori Musaj, uroi studentët që kanë plotësuar kriteret për të fituar bursën. “Suksesi i juaj ju bën nder juve, familjeve dhe padyshim edhe universitetit tonë, prandaj ne jemi shumë të kënaqur me punën dhe përkushtimin tuaj”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Parlamentit Studentor, Ensar Suma, falënderoi rektorin dhe menaxhmentin në përgjithësi për mbështetje. “Jemi shumë të kënaqur me mbështetjen që kemi prej menaxhmentit. Bursat janë një motiv shtesë për ne dhe patjetër edhe për gjeneratat e ardhshme”.

Ndryshe bursat që do të ndahen nga UMIB-i për studentët që kanë plotësuar kriteret janë në vlerë  prej 1 mijë eurosh për secilin.  Bursistët janë studentë të nivelit bachelor dhe master.

3 Bursitet