The Visit Of Rector Musaj At The University Of Ljublana

Thellohet bashkëpunimi me Universitetin e Lubjanës

Drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletin” (UMIB) dhe ata të Universitetit të Lubjanës (UL), janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. Kjo gatishmëri u konfirmua gjatë një vizite të rektorit të UMIB-it, Alush Musaj, në Universitetin e Lubjanës, ku u prit nga ndihmësrektorja, Maja Slovenc.
Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, e falënderoi ndihmësrektoren, Maja Slovenc, për pritjen dhe vullnetin për bashkëpunim. Ai tha se përvoja e mirë e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Gjeoshkencave të UMIB-it dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë të UL, është bazë shumë e mirë për zgjerimin dhe shtrirjen e raporteve në nivele tjera.
Sipas rektorit Musaj, projektet e përbashkëta në kuadër të programit Erasmus+, janē një mundësi shumë e mirē që kanë lehtësuar shkëmbimet e përvojave ndërmjet universiteteve. “Jemi shumë të kënaqur për raportet ndërmjet dy universiteteve tona dhe gatishmërisë për intensifikimin e bashkëpunimit”, tha ai.
Në anën tjetër, ndihmësrektorja, Slovenc, shprehu kënaqësinë për ecurinë e raporteve me UMIB-in. Ajo u zotua për angazhim që bashkëpunimi të rritet në një nivel tjetër.
Në këtë kontekst, përmendi nisma konkrete, të cilat do të ndikojnë për të mirë. “Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ne do ta ftojmë rektorin Musaj në Forumin e Rektorëve të Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor, ku trajtohet arsimi,  shkenca dhe transferimi i njohurive”, tha ajo.
Gjithashtu ajo përmendi edhe hapa për bashkëpunim në fusha të tjera, të cilat janë në të mirë të stafit akademik, studentëve dhe administratës. “Shkëmbimet e përvojave janë në të mirë të të dy universiteteve”.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, rektori Musaj, qëndroi edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prit nga ambasadori, Avni Kastrati. Rektori Musaj dhe ambasadori Kastrati e vlerësuan bashkëpunimin me universitetet sllovene, duke pasur parasysh traditën dhe cilësinë që ofrojnë.
The Meeting Of UMIB's Rector And The Ambassador Of Kosovo In Slovenia