UP's Anniversary

Rektori Musaj, mori pjesë në aktivitetet për shënimin e 50-vjetorit të UP-së

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka marrë pjesë në aktivitetet e shumta që janë mbajtur këto ditë për shënimin e 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ai ka zhvilluar edhe takime dhe biseda me personalitete të jetës shkencore dhe akademike brenda dhe jashtë vendit.

Në një këto aktivitete, ai ka takuar rektorin e Universitetit të Lubjanës, Igor Papiç, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e ofruar për Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Rektori Musaj, e ka vlerësuar si një nder dhe respekt të veçantë ftesën për t’u bërë pjesë e Forumit të Rektorëve nga Universiteti i Lubjanës dhe gjithashtu edhe për pjesëmarrje në takimet e radhës të këtij forumi, ku përfaqësohen universitete prestigjioze nga vende të ndryshme.

Një takim të përzemërt, rektori Musaj, e ka zhvilluar edhe me akademik, Minir Dushin, i cili ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e jetës akademike në Mitrovicë.