KD

Këshilli Drejtues mbajti online mbledhjen  e radhës

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka mbajtur online mbledhjen e radhës, ku janë kyçur të gjithë anëtarët. Në këtë mbledhje u shqyrtuan tri pika të rendit të ditës: Informatë e rektorit për zhvillimet në UMIB, Raporti i punës së UMIB-it për vitin 2019 si dhe  Shqyrtimi dhe aprovimi i Rregullores për themelim të instituteve ne UMIB.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, i informoi anëtarët e KD-së për masat që janë marrë për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Ai tha se fillimisht janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e fakulteteve dhe rektoratit, ndërsa më pas menaxhmenti dhe dekanët kanë organizuar punën e administratës në bazë të rrethanave të krijuara.

Poashtu ai foli edhe për organizimin e mësimit online në UMIB. Tha se pas paraqitjeve të bëra, mësimi online ka nisur në të gjitha programet e të gjitha fakulteteve dhe po shkon shumë mirë. “Mësimi online nëpërmjet SMU-së po monitorohet nga menaxhmenti dhe jemi shumë të kënaqur edhe me interesimin e studentëve”.

Në mbledhje u shqyrtua dhe u aprovua Raporti i punës së UMIB-it për vitin 2019, ndërsa Rregullorja për themelimin e instituteve mbeti të shqyrtohet në një mbledhje tjetër.