Librat

370 libra nga biblioteka e inxh.dip. Ismail Zhilivoda, i dhurohen UMIB-it

Biblioteka e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është pasuruar me 370 libra nga biblioteka personale e të ndjerit, inxh.dip. Ismail Zhilivoda. Ky fond librar është dorëzuar nga nipi i të ndjerit, Naim Zhilivoda.

Ai shprehu kënaqësinë që këto libra do të jenë në dispozicion të studentëve të këtij universiteti. “Ismail Zhilivoda ka qenë jashtëzakonisht i lidhur me Mitrovicën, prandaj ne kemi vendosur që bibliotekën e tij personale ta dhurojmë për universitetin në qytetin e tij”.

Ditë më parë, prof.dr. Gani Pllana, gjithashtu ka dhuruar bibliotekën e tij personale prej 1710 librash për UMIB-in. Gjatë dorëzimit të librave ata janë shoqëruar nga drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari, i cili në emër të rektorit, i ka falënderuar dhe u ka ndarë nga një mirënjohje.