Fjala mirëseardhëse e Dekanit të Fakultetit Ekonomik

Të nderuar studentë!
Në emër të stafit akademik, bashkëpuntorëve, si dhe stafit administrativ, jam tejet i nderuar, por edhe i privilegjuar, që të ju uroj mirëseardhje në Fakultetin Ekonomik, ne drejtimin Biznes dhe Menaxhment, në vitin akademik 2020-2021.
Fakulteti Ekonomik, ku ju tashmë jeni përcaktuar që të studijoni, njëkohësisht kryen dhe zhvillon aktivitete edukative-arsimore dhe hulumtuese-shkencore. Andaj, për këtë arsye, ne me krenari mund të theksojmë se ju, studentët, gjatë periudhës së studimeve do të fitoni njohuri dhe aftësi
të integruara nga lëndët përkatëse, por edhe mundësi për vlerësim dhe gjykim të pavarur dhe kritik të dukurive e fenomeneve ekonomike, zgjidhjen e qështjeve specifike, përfshirjen në punë kerkimore, por edhe njohjen e qështjeve më të rëndësishme etike. Përveq procesit cilësor arsimor dhe hulumtues, studimi në Fakultetin tonë është edhe knaqësi, për shkak të aktiviteteve të shumta kurikulare dhe jovetëm, si ato argëtuese, sportive…aktivitete të cilat ofrohen në kampusin tonë universitar, të cilin e kanë lakmi edhe studentët nga universitetet më prestigjioze nga vendet më të zhvilluara.
Të dashur studentë!
Jemi shumë falenderues, që ju dhe familjet tuaja na e keni besuar formimin tuaj profesional dhe akademik, të ardhmen tuaj!
Andaj, bashkarisht, ju dhe stafi ynë akademik, tejet i motivuar dhe përkushtuar, do të punojmë fortë, që ju të merrni më të mirën, gjatë viteve të studimit.
Mirëpo, ju duhet të keni durimin dhe kurajon, jo vetëm për të studijuar, por edhe për të hulumtuar, analizuar dhe gjykuar dukuritë e ndryshme ekonomike, sepse siq thot laureati i cmimit Nobel për ekonomi, Paul Samuelson: ‘’Unë, me një ligjëratë të vetme, asnjëherë nuk kam arritur as të gërvishë në sipërfaqen e parimeve të ekonomise”, apo t’i mësoj ato me një lexim të vetëm.
Pra, nga ju kërkohet punë, angazhim, studim me përkushtim dhe me të drejt thuhet se studimi në Biznes dhe Menaxhment, nuk është një garë sprinti, por një maratonë.
Fjala e urtë popullore: ‘’ Të punojmë si bleta, që të vjelim nektarin në fund të studimeve”, zë vend si askund tjetër!
-Kosova ka shumë nevojë për ekspertizën tuaj, profesionale dhe akademike, në të ardhmen!
Edhe një herë: Mirë se vini në Fakultetin Ekonomik dhe fillim të mbarë të studimeve!

Mitrovicë, Dekani i Fakultetit Eonomik: Prof. Asoc. Dr. Qazim TMAVA

15 tetor 2020