Sesioni

U mbajt sesion informues me studentë për SMU, E – karrierë dhe ECTS

Studentët e Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe ata të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), kanë marrë pjesë të enjten në një sesion informues për përdorimin e SMU-së. për E-karrierë dhe ECTS. Zyrtarët e zyrave përkatëse, ua kanë sqaruar studentëve të gjitha detajet që kanë të bëjnë me këto shërbime për ta.

Një sesion i ngjashëm do të mbahet të premten (29 tetor 2021) për studentët e fakulteteve teknike, duke filluar prej orës 11:00 në Amfiteatrin e Madh. Përndryshe tashmë është bërë praktikë që në çdo fillimvit akademik të organizohen sesione të tilla informuese për studentë.