Vizita Ne Rome

Vizitë studimore në Universitetin Sapienza të Romës

Një delegacion i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), i përbërë nga rektori, prof. dr. Alush Musaj, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtim, prof.dr. Behxhet Shala, dekan i Fakultetit të Edukimit, prof.dr. Besim Gollopeni dhe prof.dr. Faton Merovci, po marrin pjesë në vizitën studimore “Përmirësimi i Kulturës Hulumtuese në Arsimin e Lartë në Kosovë”, ERASMUS +, që po zhvillohet në Universitetin Sapienza në Romë, Itali. Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore, financuar nga Bashkimi Evropian, janë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë vendor dhe ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga Kosova.

Në dy ditët e para, u zhvillua një takim i komitetit drejtues të projektit, diskutime mbi aktivitetet e shërbimit mbështetës të kërkimit, profilet profesionale, rregullat dhe aktivitetet kërkimore. Gjithashtu u prezantuan rastet kërkimore dhe në fund pjesëmarrësit patën kohën e tyre për pyetje, përgjigje dhe diskutime.

Kjo vizitë do të zgjasë pesë ditë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat e tyre më të mira në lidhje me procesin e kërkimit brenda institucioneve të tyre, si dhe të diskutojnë për zhvillimin e projektit ResearchCult.