Mursel Rama

U mbajt tubim përkujtimor për ish-profesorin e FGJ-së, prof. asoc.dr. Mursel Rama

Me rastin e një – vjetorit të ndarjes nga jeta të prof. asoc. dr. Mursel Rama, në Fakultetin e Gjeoshkencave në prani të bashkëpunëtorëve, familjarëve dhe studentëve u mbajt një tubim përkujtimor. Për jetën dhe veprën e tij, folën bashkëpunëtorët, familjarët dhe studentët e të ndjerit.

Me këtë rast, familja e të ndjerit, dhuroi një numër të teksteve, ligjëratave dhe ushtrimeve, personale për bibliotekën e UIBM-së. Drejtuesit e Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, e vlerësuan lartë këtë akt nga familja e tij.