Foto 1

Filloi fushata informuese për programet e studimit në UIBM

Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe përfaqësuesit e njësive akademike, ka filluar të enjten fushatën informuese për programet e studimit nëpër shkollat e rajonit të Mitrovicës.  Në ditën e parë janë mbajtur takime informuese me maturantët e Shkollës Teknike në Mitrovicë, Shkollës Teknike, Shkollës Profesionale dhe Gjimnazit në Vushtrri.

Alban Fazliu, zyrtar i lartë  QZHK-së, tha se maturantët janë informuar në detaje për programet dhe kushtet e studimit në UIBM. “Gjatë këtyre takimeve janë shfaqur video informuese për programet e studimit, kampusin dhe kushtet që ofrohen në UIBM. Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura informuese”, tha ai.

Sipas tij, interesimi në përgjithësi ka qenë i mirë dhe për këtë ai falënderoi drejtorët e shkollave për organizimin që kanë bërë. “Fushata do të vazhdoj të premten me nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë në Mitrovicë, Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë dhe ata të Shkollës së Mjeksisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë”.

Foto 3