Partneritet

Fuqizimi i partneritetit me bizneset, prioritet në UIBM

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillon UIBM në shqyrtimin, analizimin, vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë, një hapësirë të posaçme zënë edhe takimet me përfaqësuesit e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Duke i konsideruar si mjaft të vlefshme inputet nga eksperiencat e përbashkëta të bashkëpunimit qoftë në nivel të mundësive që ju krijohen studentëve tanë për zhvillimin e praktikës profesionale gjatë studimeve të tyre, apo ideve që synojnë përmirësim të përmbajtjes së programeve, takime të tilla si ky i radhës me z. Gani Durmishi, pronar i qumështores Aldi  dhe Kryetari i shoqatës së industrisë së qumështoreve të Kosovës, synojnë zhvillimin e përbashkët meqenëse cilësia e studimeve dhe kompetencat me të cilat përgatiten studentët tanë përkthehen në angazhime cilësore kur ata punësohen nga bizneset.