Logojaa

Memorandum Mirëkuptimi me “Zonguldak Bulent Ecevit University”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe “Zonguldak Bolent Ecevit University” (ZBEU) do të bashkëpunojnë në planin ndërkombëtar në fushën e edukimit, hulumtimeve dhe shkëmbimeve kulturore. Për të saktësuar obligimet dhe përgjegjësitë sa i përket bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet  rektorit të UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe rektorit të ZBEU, prof.dr. Ismail Hakki Ozoçler.

Të dyja palët janë zotuar për të diskutuar dhe përmbushur të gjitha pikat e e marrëveshjes që janë me interes reciprok. Megjithatë programet dhe aktivitetet e bashkëpunimit mund të zgjerohen edhe përtej pikave të cekura.

Ndër të tjera parashihet që të zhvillohen kurse të përbashkëta akademike si dhe programe studimi që kanë akreditim dhe kërkesa profesionale, mandej shkëmbime të studentëve, shkëmbime përvojash në fushën e hulumtimeve shkencore dhe literaturës etj. Një aspekt tjetër është edhe organizimi i konferencave, seminareve dhe punëtorive të përbashkëta.