325177750 745209380369373 2841976261636277007 N

Ndahen mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe administrativ

Në një ceremoni të organizuar të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), janë ndarë mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe atë administrativ. Mirënjohjet i ka ndarë rektori, prof.dr. Alush Musaj, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe prorektorët e UIBM.

  

Prof.asoc.dr. Faton Merovci, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) është nderuar me mirënjohje si shkencëtari numër 1 në UIBM, bazuar në rangimin e Kosovo Top 1000 Scientists ”AD Scientific Index 2023” World Scientist and University Rankings 2023. Prof. asoc. dr. Mehush Aliu u nderua me mirënjohje si mësimdhënësi i vlerësuar më së larti nga studentët, ndërsa prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi, për kontributin në intensifikimin e bashkëpunimit Industri-Universitet. Drejtori i Teknologjisë Informative, Lulzim Bunjaku, u nderua me mirënjohje për digjitalizimin e kampusit universitar.

 

Rektori Musaj, ju ka uruar për sukseset që kanë arritur katër të nderuarit me mirënjohje. Ai theksoi se ndarja  e mirënjohjeve për personelin e dalluar është një praktikë e re që po fillon në UIBM. 

 

326489099 2899261510211169 2122537737691268350 N