Sapineza

Vizitë monitoruese në UIBM për projektin ResearchCult, ErasmusPlus

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ishin për vizitë monitoruese përfaqësuesja e Universitetit Sapienza të Romës (Itali), Prof. Fiorenza Deriu dhe përfaqësuesi i IBCM, koordinatori i projektit, prof. Bujari Gallopeni. Ata u pritën nga prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, prof. dr. Behxhet Shala, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe koordinatori lokal i projektit, Prof. sc. dr. Besim Gollopeni dhe Ass. Arbër Hyseni, koordinator i zyrës për hulumtime në UIBM.

Në këtë takim u diskutua për arritjet në WP2 të projektit ResearchCult, ErasmusPlus (të financuar nga Bashkimi Evropian) dhe mundësitë e reja për bashkëpunime në të ardhmen.