Memorandum

UIBM bashkëpunon me Platformen Lexdoks (Legal Data Solutions L.L.C)

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë Qerimi me Alban Krasniqin përfaqësues nga Platforma Lexdoks sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Duke pasur parasysh qëllimin e Universitetit “Isa Boletini” – Mitrovicë për ofrimin e shërbimeve kualitative dhe efektive për stafin akademik dhe studentët, duke forcuar më tutje kapacitetet dhe aftësinë e hulumtimit akademik ligjor përmes përdorimit të mjeteve të sofistikuara teknologjike, dhe poashtu qëllimin e Legal Data Solutions L.L.C. që ta promovoj dhe shpërndajë platformën lexdoks.com  “Platforma”, Dekani i Fakultetit Juridik Qerimi dhe Drejtori menaxhues i Legal Data Solutions L.L.C., Z. Krasniqi sot kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me qëllim që shërbimet e Platformës Lexdoks të ketë drejtë t’i shfrytëzojë pa pagesë UIBM, për një periudhë kohore prej 6 muajsh, për të cilën dekani i shprehu falenderim të veçantë.

Lexdoks është platformë e inteligjencës artificiale kërkimi që do t’i mundëson stafit akademik dhe studentëve të UIBM, qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim. Kjo Platform veçohet sidomos për faktin se sistemin tonë ligjor e bën më transparent dhe më të qasshëm.

Të dy palët vlerësuan lart këtë memorandum i cili shpreh në mënyrë të detajizuar format e bashkëpunimit reciprok, e që tani e tutje do të kontribuoj drejtëpërdrejtë për progresin e stafit akademik dhe të studentëve e Universitetit UIMB, e në veçanti ata të Fakultetit Juridik në shfrytëzimin e inteligjencës artificiale, të cilët bëjnë hulumtime me shkrime ligjore dhe përgatitje të detajuar të cilat kanë të bëjnë me rastet para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare, por edhe institucioneve të tjera të shtetit dhe ndërkombëtare, si dhe aktet tjera juridike e në veçanti atyre në programin master, për të cilin ka aplikuar ky fakultet.