Aktivitete të shumta për të shënuar përmbylljen e ligjëratave

Me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Parlamenti Studentor, studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë shënuar përfundimin e ligjëratave dhe ushtrimeve për vitin akademik 2005/16. Fillimisht është hapur një ekspozitë e studentëve të Fakultetit të Edukimit, me punime artistike duke prezantuar të arriturat e tyre në lëmin e artit figurativ.

Kryetarja e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, Hatixhe Gashi, se nëpërmjet ekspozitës “Mësueset në art”, kanë dashur të tregojnë për arritjet e tyre në këtë fushë. Ajo  tha se ekspozita është vlerësuar shumë dhe është pritur mirë si nga stafi akademik ashtu edhe nga studentët.

Ndërsa, kryetari i Parlamentit Studentor, Fitim Latifaj, tha se nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, si ekspozita, lojëra të ndryshme, muzikë etj, kanë shënuar përfundimin e ligjëratave dhe ushtrimeve për këtë vit akademik. Ai tha se të gjitha këto aktivitete janë pritur shumë mirë nga studentët, përderisa menaxhmenti i Universitetit i ka mbështetur në të gjitha aspektet.

Në anën tjetër, rektori Alush Musaj, i cili ka vizituar studentët që kanë marrë pjesë në këto aktivitete e ka vlerësuar punën e mirë që po bënë Parlamenti Studentor. Ai përgëzoi studentët për përmbyllje të ligjëratave me sukses, duke e vlerësuar poashtu si të suksesshëm edhe këtë vit akademik në përgjithësi për Universitetin e Mitrovicës.