Aktivitetet e Parlamentit Studentor gjatë muajit nëntor

Me rastin e festave të nëntorit PARLAMENTI STUDENTOR me datë 25 dhe 26 nëntor organizon ” GARË DITURIE” me të drejtë pjesëmarrje të të gjithë studentëve pa dallim.

Të interesuarit duhet të formojnë grupe prej tre anëtarësh.

Në nivelin e parë gara do të mbahet në kuader të njësive akademike me pyetje nga drejtimi juaj dhe pastaj studentët më të mirë të të gjitha njësive akademike do të garojnë në mes vete me pyetje të dijës së përgjithshme.
Pjesë e vlerësimit do të jenë Profesorë të fushave perkatëse!
Vendi i parë: 300 euro
Vendi i dytë: 200 euro
Vendi i tretë: 100 euro
Ekipet e interesuara të lajmërohen në faqen e Parlamentit Studentor deri në datën 24.11.2019

 

GaraEDiturise

Gara për Esenë më të mirë

Të nderuar studentë të Universitetit të Mitrovicës, 

Me rastin e festave të nëntorit PARLAMENTI STUDENTOR përvec garës së diturisë ka vendosur që të organizojë edhe garën për esenë më të mirë me titull: “NËNTORI MUAJI I SHQIPTARËVE”. 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët pa dallim. 

Pjesë e vlerësimit do te jenë Profesorë te fushës perkatëse.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë esetë e tyre ne zyren tonë, ose në faqen e Parlamentit Studentor, nga sot deri më datën 25 nëntor.

Si shperblim për vendin e parë do të jetë shuma prej 200 euro!

IMG_8771

Marsh për ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve

Parlamenti Studentor i UMIB në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit organizojnë MARSH për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me datë 20 nëntor 2019. Pikërisht në këtë datë është miratuar “Konventa për  të Drejtat e Fëmijëve” nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. 

Kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve dhe mirëqenien e fëmijeve të botës.

Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe Institucioni i Avokatit të Popullit konsiderohen të jenë nën nivelin e dëshiruar. 

Sipas disa hulumtimeve, del se mbi 60% e fëmijëve ne Kosovë deri në moshën 14 vjec kanë pësuar dhune psikologjike dhe fizike, mbi 10% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, dërisa afër 7% punojnë në kushte të rrezikshme. 

Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana dhe detaje tjera, vendosëm që në këtë datë të marshojmë për të ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 LEJONI FËMIJËT TË JENË FËMIJË!

marshi