TakimMeRektorin

Ambasadorët e UIBM-së mirëpriten në takim nga Rektori Musaj

Rektori i Universitetit Prof.dr. Alush Musaj, ka filluar serinë e takimeve me ambasadorët e UIBM. Takimi i parë u zhvillua me disa anëtarë të stafit akademik, nga të cilët disa janë bartës të projekteve ndërkombëtare, disa po kryejnë studimet e tyre pos doktorale në universitetet europiane e më gjerë,  disa janë pjesëmarrës të programit Fulbright, ndërsa disa edhe pjesëmarrës në programe të mobilitetit.

Takimi i karakterizua nga një bashkëbisedim kolegial në të cilin Rektori Musaj shprehu falenderimin e universitetit duke  duke thënë se “avancimi juaj i vazhdueshëm akademik, shkencor e profesional, përbëjnë vlera me të cilat Universiteti ynë krenohet. Jam i bindur që po ashtu përcillni vlerat dhe praktikat më të mira të UIBM-së në cdo bashkëpunim tuajin ndërkombëtar, cka ju bën të jeni ambasadorët tanë më të mirë”.

Kolegët nga stafi akademik shprehën po ashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Rektori Musaj dhe UIBM ofron për avancimin e potencialit akademik në Universitet.