JUrii

Biblioteka e Fakultetit Juridik, pasurohet me tekstin universitar “Krimi i organizuar”

Bashkautori i tekstit universitar “Krimi i organizuar”, profesor i Fakultetit Juridik të UBT-së, Florent Azemi, i dhuroi dekanit të Fakultetit Juridik të UIBM-it, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, 3 ekzemplarë të tij. Profesori Qerimi është njeri nga recensentët e këtij teksti.

Ai tha se “Krimi i organizuar”, me bashkautorë Mensur Morina dhe Florent Azemi ka gjithsej 160 faqe tekst të shkruar dhe 6 faqe literaturë. “Nga këto janë rreth njëqind (150) faqe që ‘i përkasin fushës juridike, në kuptimin e gjerë të fjalës”

Sipas tij, autorët e këtij teksti kanë bërë një punë të zellshme, të frytshme, por edhe interesante për studentët, të cilët i studiojnë shkencat juridike, ose edhe për të tjerët të cilët këtë lëndë e kanë në programin mësimor. “Autorët gjatë trajtimit të lëndës, kanë përdorur metodologji diverse e cila zakonisht është e rëndomtë në shkrimin e teksteve të tilla universitare, sidomos ato të karakterit shkencor, që do të thotë, kur ka pretendime që të bëhen hulumtime të thella, të qarta dhe të mbështetura me citime dhe funsnota, të cilat e bëjnë studimin me peshë më të madhe, duke i dhënë edhe vulën e punimit shkencor”.

Dekani Qerimi, i përgëzoi profesorët Azemi dhe Morina për kontributin e dhënë ne fushën e së drejtës penale dhe kriminologjike, dhe theksoi se Fakulteti Juridik dhe studentët i janë mirënjohës për pasurimin e bibliotekës me tituj të tillë.