LIbri I Hasanit

Biblioteka Universitare pasurohet me pesë ekzemplarë të librit: “Gjyqësia kushtetuese”, të autorëve Enver Hasani dhe Muhamet Brahimi

Profesori universitar, prof.dr.Enver Hasani, ka dhuruar pesë ekzemplarë të librit “Gjyqësia kushtetuese”, për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Autorë të këtij libri që tash do të jetë në dispozicion të studentëve dhe të interesuarve të tjerë në Bibliotekën Universitare, janë Enver Hasani dhe Muhamet Brahimi.

Biblioteka Universitare në UIBM po vazhdon të pasurohet vazhdimisht me tituj të rinj, ndërsa dhurimi i librave është një mënyrë që tashmë është bërë traditë e mirë.