Trajnimi Kallxo

BIRN mbajti trajnim për luftimin e lajmeve të rreme

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), ka organizuar një trajnim me studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Në këtë trajnim temë ka qenë:  “Luftimi i lajmeve të rreme duke zhvilluar mendimin kritik tek të rinjtë gjatë leximit të materialeve në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale”.

Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, ka folur për qëllimin e lajmeve të rreme dhe lajmeve të propagandës, pasojat e tyre tek moshat e reja dhe dëmet mbi shoqërinë. Poashtu ai është fokusuar edhe për ndërtimin e mendimit kritik gjatë leximit dhe rritjen e kapaciteteve për identifikimin e debateve të dyshimta tek të rinjtë.

Ndërsa, Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore dhe i Monitorimit në BIRN, ka trajtuar Etikën në gazetari dhe raportimin e së vërtetës si dhe pasojat e radikalizmit të dhunshëm dhe rreziqet nga përhapja e ideve që shtyjnë të rinjtë tu bashkëngjiten luftërave të huaja.