IEC

Certifikohen 39 të rinj për “WordPress dhe QA Manual Tester”

Në Qendrën  për Inovacion dhe Ndërmarrësi (IEC) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u certifikuan 39 të rinj, pasi kanë përfunduar trajnimin e 3-mujor për “WordPress dhe QA Manual Tester”.  Drejtori i IEC, prof. Besart Hajrizi, tha se ky është një rezultat fantastik që tregon përkushtimin dhe aftësitë e tyre.

Sipas tij, të rinjtë e certifikuar janë të gatshëm të përballen me sfidat e tregut të teknologjisë së informacionit. “Programi Youth Online and Upward (YOU) realizohet në kuadër të KODE Projekt, e cila implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore”.