Fgjj

Dekani i FGJ -së, prof.dr. Naser Peci mori pjesë në “17th International Mineral Processing Symposium”

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof. dr. Naser Peci, mori pjesë ne “17th International Mineral Processing Symposium IPMS 2022”, që u mbajt më 15-17 dhjetor 2022 në Stanboll, Turqi (www.imps2022.org ). Dekani ishte i ftuar nga organizatorët nën cilësinë e folësit kyq në seanca plenare.

Në të njejtën kohë është mbajtur edhe “10th International Mining, Tunneling, Machinery Equipment and Heavy Duty Vehicles Fair” (www.madenturkiyefuari.com ). Në këtë panair janë paraqitur pajisje për sektorin minerar nga kompani prestigjioze nga Turqia dhe bota.

Gjatë kësaj kohe dekani Peci, mbajti edhe takime në lidhje me mbajtjen e Kongresit XIX Ballkanik të procesimit mineraleve – BMPCXIX (XIX Balkan Mineral Processing Congress) që do të mbahet në Kosovë në organizimin e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës, në maj të vitit 2023. Në takim në lidhje me Kongresin BMPC XIX morën pjesë Prof.Dr. Güven ONAL (President of BMPC int. Scientific Committee), dhe përfaqësuesit nga Shqipëria e Kosova në Komitetin Shkencor të BMPC: Prod Dr. Genc Demi dhe Dr.Sc. Habib Basholli. Në takim u diskutua për hapat konkret të organizimit të Kongresit BMPC XIX në Kosovë.

Poashtu gjatë kësaj kohe dekani Peci, mbajti edhe takime tjera me ekspert të fushës së procedimit të mineraleve nga universitete botërore si James L. HENDRIX-Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe dr. Cyrill O’Connor nga -Afrika e Jugut. Ekspertët përkrahën mbajtjen e Kongresit BMPC XIX në Kosovë dhe me kënaqësi bashkëpunojnë dhe kontribuojnë për këtë.