Juridikk

Dekani i Fakultetit Juridik zhvilloi takim me përfaqësueset e FINCA

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka pritur në takim përfaqësueset e FINCA, znj. Nurije Istrefi – branch menager, dhe Djellza Prekazi – analiste për kredi.

Qëllimi i këtij takimi ishte nisma e bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe FINCA. FINCA Kosovë ofron qasje në shërbime financiare të përgjegjshme në aspektin shoqëror që mundësojnë individët me të ardhura të ulëta dhe komunitetet të investojnë në të ardhmen. Në kuadër të këtij takimi përfaqësueset e FINCA kërkuan që një numër i studentëve të Fakultetit Juridik të aplikojnë për një program 3 mujor të praktikës me pagesë që e organizon FINCA, e cila u mirëprit nga dekani Qerimi.