FGJ

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave mbajti takim me kompaninë pronare të NewCoFerronikel, YILDIRIM Group

Dekani Fakultetit Gjeoshkencave (FGJ) prof.dr. Naser Peci priti në takim përfaqësuesit e YILDERIM Group: Yavuzhan KAYA – Metallurgical Director, Yılmaden Holding Inc.; Ceren İMER, Ph.D – Senior Research & Innovation Specialist, Yılmaden Holding Inc. dhe Faruk Beqiri – konsulent. Kompania YILDIRIM Group është pronare aktuale e NewCoFerronikeli në Drenas.

Dekani prof dr Naser Peci pasi u dëshiroi mirëseardhje i njoftoi me aktivitetet e Fakultetit Gjeoshkencave me theks të veçant në interesimin për rritjen e punës kërkimore sidomos në bashkëpunim me industrinë. Në këtë aspekt bashkëpunimi me NewCoFerronikeli ka qenë i vazhdueshëm.

Përfaqësuesit e YILDIRIM Group prezantuan aktivitetet e kompanisë në mbarë botën si dhe në Kompaninë NewCoFerronikeli dhe shprehen gatishmërine e kompanisë për bashkëpunim në kërkime, inovacion në të mirë të  përgatitjes dhe avansimit të studentëve dhe stafit akademik.