Dekani

Dekani i FIMK -ut, prof.asoc.dr. Faton Merovci, vlerësohet nga ORCA për përmirësimin e gjendjes në arsim

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Faton Merovci, është vlerësuar nga ORCA për kontributin e tij sa i përket përmirësimit të gjendjes në arsim. Vlerësimi i ORCA -së është dhënë “Për punën e devotshme në kryerjen e detyrave të veta publike e qytetare dhe kontributin që ka dhënë përmes kryerjes së pjesës së vet në përmirësimit e gjendjes së arsimit në shoqërinë tonë”.

Një tjetër vlerësim të rëndësishëm, Merovci e pati marrë edhe në fillim të vitit 2023, ku ishte nderuar me mirënjohje si shkencëtari numër 1 në UIBM, bazuar në rangimin e Kosovo Top 1000 Scientists ”AD Scientific Index 2023” World Scientist and University Rankings 2023.

Dekani