PODEK POVEKS 2022

Dekani Peci dhe profesori Zeqiri morën pjesë në “Konferencën VIII shkencore PODEK- POVEKS”

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.dr. Naser Peci dhe shefi i Departamentit të Xehetarisë, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, kanë marrë pjesë në “Konferencën VIII shkencore PODEK- POVEKS”, në Ohër të Maqedonisë Veriore. Profesori Kemajl Zeqiri, prezantoi punimin e paraqitur paraprakisht, si dhe mori pjesë në njërin nga panelet e sesionit.

Ndërsa në margjina të Konferencës, dekani Peci dhe profesori Zeqiri, zhvilluan takime me rektorin e Universitetit të Shtipit “Goce Dolcev”, prof.dr. Dejan Mirakovski si dhe dekanin e Fakultetit e Shkencave të Natyrës dhe Teknikës, prof. dr. George Dimov. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët u pajtuan që në një ardhme të formalizojnë bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.