Zgjedhjet

Dita e Zgjedhjeve Studentore

Sipas planit dinamik për Zgjedhjet e Përgjithshme që janë shpallur në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, të hënën (8 maj 2023) po mbahen Zgjedhjet Studentore. Studentët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Këshillat e Studentëve nëpër njësi akademike dhe për Parlamentin Studentor.

Konform planit dinamik, në vazhdim do të mbahen edhe zgjedhjet për Këshillat e njësive akademike dhe së fundi Këshilli Drejtues do të zgjedh edhe rektorin e ri të UIBM për mandat 4 – vjeçar.