Ftudualafs

Dy mësimdhënës të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore përfunduan mobilitetin në Universitetin Nürtingen – Geislingen në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS

Prof. Ass. Dr. Faruk Hajrizi dhe Dr. Sc. Arbër Hyseni nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore i UIBM përfunduan mobilitetin dy javor në Universitetin Nuertingen-Geislingen (NGU), Gjermani.

Gjatë qëndrimit dy javor ata ndjekën trajnimin për përgaditjen e mostrave dhe analizën përmes Spektroskopisë afër Infra e Kuqe (Near-Infrared Spectroscopy) në laboratorin e kimisë analitike. Gjithashtu, kryen vizita studimore: në kopshtin eksperimental, qendrën hulumtuese-kërkimore, agjencione shtetërore, muze, ferma me bagëti qumështore, etj.

Mobiliteti u vlerësua shumë i vlefshëm për ngritjen e kapaciteteve në lidhje me kurrikulën e përditësuar si pjesë e projektit Erasmus+ DualAFS, e cila përfshinë praktikën profesionale për studentët e FTU-së.