1

Ekipi i studentëve të futsallit mori pjesë në Turneun e Komitetit PCU në Antwerp të Belgjikës

Studentët e Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë morën pjesë në Turneun e Komitetit PCU (Panathlon International University Platform) në Antwerp të Belgjikës, ku janë përfshirë 61 ekipe nga 27 universitete botërore. UMIB, si anëtar i këtij komiteti me 3 delegatë me të drejtë vote, u përfaqësua nga studentët e ekipit të futsallit.

Me ftesë të veçantë nga Presidenti i PCU-së, Z. Peter Verboven, së bashku me studentët i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, së bashku me tre delegatë nga UIBM.

1