FIMK

Eksperti i angazhuar në kuadër të projektit “Fulbright Specialist Program”,  vizitoi FIMK – un

John McArdle, profesor i asocuar në Salem State University (SSU) in Massachusetts, SHBA, i angazhuar në  kuadër të projektit “Fulbright Specialist Program”, ka vazhduar takimet me drejtuesit e njësive akademike në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Të hënën ka qëndruar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, ku është takuar me prodekanin për Zhvillim të Cilësisë, prof.ass.dr. Muzafer Shala, shefin e Departamentit; Inxhinieri Ekonomike, prof.dr. Florin Peci dhe shefin e Departamentit; Makineri Prodhuese, prof.dr. Fatmir Azemi.

Profesori McArdle,  do të mbështesë njësitë akademike si ekspert i konsulencës për rishikimin e programeve si dhe hartimin e programeve të reja të studimit.