Fotoedu..

Ekspozitë virtuale e studentëve të Edukimit

Në përfundim të semestrit dimëror, studentët e vitit III (Programi Fillor dhe Parashkollor) të Fakultetit të Edukimit, kanë hapur një ekspozitë virtuale me punime të studentëve për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Arsimit”.  Ekspozita është hapur virtualisht për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me Covid-19.

Studentët kanë falënderuar profesoreshën, Saranda Kika – Bahtiri për mbështetjen e vazhdueshme dhe në këtë rast për organizimin e një ekspozitë të tillë. Kryetarja e Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit, Diellza Preteni, tha se përkundër rrethanave me pandemi, ka pasur angazhim dhe suksese në këtë fakultet.

Linku ku janë ngarkuar punimet e studentëve: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=451207532916545&id=100431864660782