F.ekonomik 2

Fakulteti Ekonomik – UIBM, mban sesion informues me maturantët e SHMLE “Hasan Prishtina” në Mitrovicë

Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik mbajti një sesion informues me maturantët  e Shkollës se Mesme të Lartë Ekonomike “Hasan Prishtina”në Mitrovicë. Dekani i fakultetit, Prof Asoc Dr Qazim Tmava,  i informoi maturantët lidhur me progamet e studimit,  mundësinë e studimeve si dhe kushtet  të cilat ofrohen në  FE-UIBM. Maturantet u shprehën shumë të ngazëllyer dhe tejet të knaqur me informacionin  e marrë lidhur me mundësinë e studimeve  dhe kushteve jashtzakonisht të mira të studimeve  që ofrohen në  Fakultetin Ekonomik.

Menaxhmenti i SHMLE “Hasan Prishtina”, si dhe menaxhmenti i FE -UIBM, u dakorduar edhe me organizimin e   një vizite   me nxënësit e kesaj  shkolle,  në   hapsirat univerzitare të UIBM, gjë që ishte kërkesë  edhe e vetë nxënësve të kësaj shkolle.