Image 6487327

Fakulteti i Edukimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kopshtin dhe Çedhen “Nina”

Më datën 23.06.2022, dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Beism Gollopeni dhe drejtoresha e Kopshtit dhe Çerdhes Nina, Agnesa Shipoli Nika, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional. Marrëveshja është nënshkruar për periudhën pesëvjeçare dhe synon shkëmbimin e përvojave teorike dhe praktike ndërmjet institucioneve, duke ofruar mundësi të reja për studentët e programit të edukimit parashkollor, për të ndjekur mësimet dhe përvojën praktike si dhe pjesëmarrjen në seminare, konferenca dhe ngjarje të tjera që lidhen me sferën e veprimtarisë së të dy institucioneve.