Fatjona

Fatjona Musliu, studente e vitit të tretë të Fakultetit Juridik është angazhuar në punë praktike me pagesë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Fatjona Musliu, studente e vitit të tretë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, ka kaluar procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes për t’u angazhuar në punë praktike me pagesë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të një trajnimi të mbajtur nga organizata Balkans Policy Research Group – BPRG e financuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë, është ofruar mundësia për punë praktike me pagesë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në mesin e të rinjëve (studentëve) të cilët e kanë kaluar procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes për t’u angazhuar në punë praktike me pagesë është edhe studentja e Fakultetit Juridik. Fatjona punën praktike për një periudhë 6 – mujore do ta zhvilloj në Kuvend, më saktësisht në komisionet e Kuvendit siç janë: Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ku gjatë praktikës do të ketë mundësinë të mbikëqyr punën dhe ecurinë e komisioneve si dhe të marr pjesë në seanca plenare.

Procesi i vlerësimit është bërë nga BPRG, ndërsa përzgjedhja nga Grupet Parlamentare të Kuvendit. Punën praktike do ta zhvilloj deri me datën 15.05.2023. Andaj, këtë arritje profesionale studentja Fatjona e konsideron si: “një mundësi tejet të mirë për zhvillimin e aftësive të mëtutjeshme si juriste si dhe që në të ardhmen të mund të kontribuoj në zhvillimin e politikave të mirëfillta për qytetarët e Republikës së Kosovës”.