Ftu

Fëmijë nga Fondacioni BONEVET Mitrovica vizituan Laboratoret e fakultetit të Teknologjisë Ushqimore

Fëmijë nga Fondacioni BONEVET Mitrovica, të prirë nga znj. Eglantinë Avdiu, në kuadër të kampit veror “Shkencëtarët e së ardhmës” vizituan laboratoret e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore. Për punën në laboarator, pajisjet dhe kimikatet fëmijët i njoftoj laboranti Shpend Doli. Në këtë rast ju mundësua që vetë fëmijët t’i përdorin pajisjet për përcaktimin e parametrave të caktuar.