Festivali i Letërsisë “Zana” – thirrje për poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës

Festivali i Letërsisë”ZaNa” ka hapur thirrjen për poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës të aplikojnë me 3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumfishtë, shkruan KultPlus.

Keni shkruar ndonjëherë poezi për nënën tuaj, për motrën, shoqen, të dashurën, vajzën, gruan, për zanat tuaja? Doni t’i ndani me ne?

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë ZaNa, ftohen poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës (mosha 18-35 vjeç/e), të aplikojnë me  3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumëfishtë.

Aplikimi bëhet duke dërguar poezitë në formatin Word në adresën elektronike: zanaliteraturefestival@gmail.com, më së largu deri më 17.01.2022.

Të përzgjedhurat/it do të jenë pjesëmarrës gjatë netëve poetike që do organizohen në Mitrovicë, e njëherit poezitë e tyre do të botohen në librin ZaNa.

 

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X