Ligjerata

Filloi eventi “Technical Assistance Mission: “Development of circular economy”

Filloi eventi “Technical Assistance Mission: “Development of circular economy”

Ka filluar të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë eventi dy ditor organizuar nga Erasmus+Kosovo Erasmus+ Office “Technical Assistance Mission: “Development of circular economy”. Përveç drejtuesve të Zyrës së Erasmus+  në Kosovë, të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të UIBM dhe universiteteve të tjera, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile etj.

Eventin e hapi koordinatorja e  Zyrës së Erasmus+  në Kosovë, Mimika Dobroshi, ndërsa një fjalë rasti e mbajti edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva. Pas pjesës hyrëse, prof.asoc.dr. Ajtene Avdullahi e hapi sesionin e parë të këtij eventi, e cila fillimisht falëndëroi të gjithë mysafirët e pranishëm, mandej vuri thekset te rëndësia e ekonomisë qarkore.

Për ekonominë qarkore ka folur eksperti ndërkombëtar, Didier Joly, ndërsa në ditën e dytë është paraparë të mbahet një punëtori me mësimdhënës lidhur me përshtatjen e kurrikulave.