Trajnimi Nga QZHK

Filluan trajnimet e organizuara nga QZHK-ja për Letër Motivuese dhe CV

Kanë filluar të enjten trajnimet për studentë të organizuara nga Qendra për Zhvillim të Karrierës  (QZK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Trajnimet ku po marrin pjesë studentë të të gjitha fakulteteve të UIBM, këtë radhë mbahen për përgatitjen e Letrës Motivuese dhe CV-së.

Zyrtari i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se trajnimet do të zgjasin nga një javë dhe do të mbahen në Amfiteatrin e Madh, ku ka hapësirë të mjaftueshme për respektimin e kushteve për mbrojtje nga Covid-19. Sipas tij, interesimi i studentëve është shumë i mirë dhe presin që këto aktivitete të intensifikohen edhe më shumë.

Në ditën e parë të trajnimeve, studentët i ka vizituar edhe rektori, prof.dr.Alush Musaj me bashkëpunëtorë. Ai u ka uruar suksese studentëve që marrin pjesë në këto trajnime që kanë filluar në ditët kur shënohet edhe 8-vjetori i themelimit të UIBM.