338313711 191882173628175 5570771267212225572 N

Ftesë – ligjëratë e hapur nga Polica e Kosovës për studentët e UIBM-it

Të nderuar studentë ftoheni të merrni pjesë në ligjëratën e hapur që do ta zhvilloj Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në koordinim me OSCE, me qëllim të informimit sa më të gjerë të juaj me punën e Policisë, rritjes së bashkëpunimit me qytetarë dhe luftimin e krimit, të mbajë Prezantim me Studentët E UIBM-së!
Qëllimi i këtij prezantimi do jetë i rëndësisë së veçantë për të gjithë studentët e Universitetit tonë, me qëllim që ju nga afër të njoftohen për veprat penale të cilat i trajton Policia e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit), pastaj mënyrën se si hetohen rastet nga Policia, komunikimin i Policisë me agjenci tjera të sigurisë, Prokurorinë dhe Gjykatën etj.
Prandaj, kërkojmë nga ju që më më dt. 28.04.2023, nga ora 11:00, në sallën 403 të Fakultetit Juridik, kati i katërt të merrni pjesë masovikisht në ligjëratën me titull:  Parandalimi dhe luftimi i Korrupsionit.
Kohëzgjatja e prezantimit është 40 min, 10 min diskutime!