Baneri

Ftesë në promovimin e katër librave të krijuesve mitrovicas

Kemi kënaqësinë që t’ju ftojmë në një ngjarje të shënuar kulturore në Mitrovicë që ka të bëj me promovimin e librave me titull: “Katër libra -katër autorë mitrovicas”, të botuara nga Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja”. Ky aktivitet organizohet nga OJQ “Diagrami” në kuadër të projektit: “Nxitja e krijimit dhe promovimit të librave nga autorët mitrovicas”, të mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës dhe Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë!

Librat që do të promovohen:

  1. Romani “ALM”, Ahmet Jashari
  2. Përmbledhja me poezi “Pagëzimi i heshtjes”, Arditë Latifi
  3. Përmbledhja me poezi “Këmbanat e heshtjes”, Brikenë Ceraja
  4. Përmbledhja “Rimime shpirti”, Ramandan Gjinovci

 

Datë: 30 shtator 2023

Vendi: Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Salla e Konferencave (Rektorat)

Ora: 13:00