ICNA STA 2023

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën III me titull “Konferenca Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte – ICNA-STA”

Në kuadër të Projektit ResearchCULT, ERASMUS+, në datat 4 dhe 5 maj 2023 do të organizohet konferenca e tretë radhazi “Konferenca Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte – ICNA-STA”. Këtë herë konferenca do t’i mbajë punimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Konferenca përfshin një gamë të gjerë disiplinash shkencore dhe pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë si herët e tjera. Prandaj, i gjithë stafi është i ftuar të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në këtë konferencë.