Fulbright K

Ftesë për Sesion Informues për Programin Fulbright Faculty Development

Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues të veçantë lidhur me Programin Fulbright Faculty Development, i cili do të mbahet më datë 9 Tetor, e hënë ora 13:00, në Sallën Solemne në Rektorat.

Në këtë sesion, përfaqësues të Fulbright-it do të prezantojnë detajet e këtij programi, duke përfshirë procesin e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe përfitimet që ofron. Po ashtu, do të kemi rastin të dëgjojmë përvojat e alumni që tashmë kanë përfunduar këtë program dhe do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre në SHBA.

Programi Fulbright Faculty Development është një mundësi e jashtëzakonshme për stafin akademik të angazhuar në mësimdhënie. Ai synon të ofrojë njohuri të thella dhe përvojë praktike në fushën e zhvillimit të kurrikulumit dhe metodave mësimore, duke u bazuar në praktikat më të mira nga institucionet shumë të njohura të arsimit të lartë në SHBA.

Afati i fundit për aplikim është më 31 Tetor 2023. Kjo është një mundësi e rrallë për të rritur kompetencat tuaja profesionale dhe për të pasur një përvojë në arsimin e lartë në një vend si SHBA.